AktualitetTë fundit

Gjendet i pajetë 13-vjeçari, dyshohet se është vetëvrarë

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Vlorë ku një fëmijë është vrarë me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në njësinë Novoselë, në fshatin Fitore pasditen e kësaj të hëne.

Raportohet se i mituri me inicialet M.A., është gjetur me plagë të rënda në banesë nga babai i tij.

Ai është transportuar me urgjencë në spital por ishte tepër vonë, pasi ndërroi jetë gjatë rrugës.

Policia po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrthanave të ngjarjes.

Zyrtarisht policia thotë se dyshohet për vetëvrasje.

“Më datë 10.09.2018, rreth orës 16:40, në fshatin Fitore, Vlorë, dyshohet se është vetvrarë aksidentalisht me armë zjarri një djalë i mitur me gjeneralitetet M.A., 13 vjeç.
Në momentin e ngjarjes, fëmija ka qenë vetëm duke luajtur në një godinë ngjitur me banesën, ku dyshohet se është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri tip Pistoletë TT.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”

 

Fraksion.com