Vuçiqi në Gazivodë: Ndihem mrekullueshëm këtu
Jam i lumtur që jam këtu, ndihem i mrekullueshëm”.
Këto janë fjalët e para të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, në vizitën e tij dyditore në veri të Kosovës të cilën e ka nisur në Zubin Potok.
Siç raporton Tanjug, Vuçiqi u ndal për t’i thënë këto fjalë kur vizitoi Qendrën për Ekologji dhe Zhvillim të Sportit dhe Qendrën e Kryqit të Kuq në Zubin Potok.
“Këto janë objekte që janë ndërtuar nga paratë e qytetarëve të Serbisë dhe do të përdoren nga të rinjtë e këtij rajoni”, tha Vuçiq.
Sipas drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, Vuçiq gjatë qëndrimit në Kosovë do ta shpalosë vendimin për çështjen e Kosovës.
“Presidenti Vuçiq do të vijë të shohë të gjithë serbët në Kosovë. Ne presim me padurim këtë dhe ne do të dëgjojmë të gjitha argumentet dhe arsyet të cilat do të sjellin vendimin më inteligjent dhe më të mirë në interes të serbëve dhe Serbisë”, ka thënë Gjuriqi.