Life StyleTë fundit

Video: Cardi B dhe Nicki Minaj rrihen me njëra-tjetrën

Cardi B dhe Nicki Minaj janë rrahur me njëra-tjetrën mbrëmjen e së premtes në Nju Jork, gjatë Javës së Modës.

Përleshja mes këngëtareve filloi pasi Cardi iu drejtua ashpër Nickit mbi “gënjeshtrat” që kjo e fundit po përhapte për të.

Grindja ndodhi në ballkonin e katit të parë të Harper’s Bazaar ICONS, gjatë një shfaqjeje nga Christina Aguilera.

Rojet e sigurisë ndërhynë që situata të mos përshkallëzohej më tej.

Të dyja këngëtaret u ndanë nga njëra tjetra nga rojet e sigurisë.

 

Fraksion.com