Rama: Ia njoh gjymtyrët dhe damarët këtij vendi; Ja pse viziton familjet e varfra
Kryeministri Edi Rama i ka kthyer sot përgjigje një qytetari me emrin Blerim Shehu, i cili e kritikoi se po bën propagandë duke vizituar familjet e varfra.
Pak ditë më parë kryeministri u shfaq në familjen e Hysen Zhupanit në Shijak dhe premtoi që dimri s’do t’i zënë pa shtëpi, ndërsa në përgjigje për Blerimin që e kritikon, ai thotë se e di që s’mund të zhdukë të gjthë skamjen e varfërinë që ka në këtë vend, por se beson tek njerzillëku i pushtetit.
“Dallimi mes meje e teje nuk është që ti ke zemër e unë kam gur, por është se unë kam detyrën të shoh përtej të sotmes, të mendoj për të ardhmen dhe për fëmijët e Hysenit”, tha Rama
Kryeministri ndër të tjera thotë se i njeh shumë mirë problemet e shqiptarëve dhe se ka shkelur në çdo cep të këtij vendi, aq sa nuk e kanë bërë të gjithë politikanët e marrë së bashku në 30 vjet.
“Sa e kam shkelur unë kryq e tërthor Shqipërinë nuk e kanë shkelur të gjithë politikanët e marrë bashëkë në 30 vite. Ia njoh gjymtyrët dhe damarët këtij vend dhe jetoj me realitetin e njerëzve të zakonshëm”
Fraksion.com