Parashikimi i Paolo FOX: Lëvizjet e planeteve ndryshojnë rrënjësisht jetën e këtyre shenjave
Java e dytë e muajit 10-16 shtator
Dashi
Venusi do të kthehet nga shenja juaj për këtë javë dhe gjithçka në aspektin sentimental duket se do të shkojë mirë. Edhe Marsi do ta mbështesë shenjën tuaj, duke ju ndihmuar që të ndiheni më të fortë dhe energjikë. Bëni kujdes të martën dhe të mërkurën, kur Hëna do të jetë në pozicion të pafavorshëm dhe mund të ndiheni në humor të keq.
Demi
Këtë javë Venusi do të jetë në pozicion të pafavorshëm për shenjën e Demit. Do të fillojë një periudhë e vështirë për sa i përket aspektit sentimental dhe kjo mund t’ju bëjë të ndiheni të detyruar të vini në pikëpyetje lidhjen tuaj. Për fat, planeti Mërkur do të ndikojë pozitivisht në shenjën tuaj dhe do të merrni kënaqësi të shumta në punë. E hëna do të jetë një ditë me fat, ndërsa e enjtja dhe e premtja nuk do të jenë ditë të mbara.
Binjakët
Këtë javë Mërkuri do të kalojë në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Kjo mund të sjellë vështirësi si në aspektin profesional edhe në atë personal. Për fat, duke filluar nga dita e hënë, planeti Mars do të kthehet nga shenja juaj. Ditët me fat janë e marta dhe e mërkura. Bëni kujdes në fundjavë, sepse mund të lindin tensione me partnerin.
Gaforrja
Më në fund Venusi do të pozicionohet nga shenja juaj, duke ju rikthyer harmoninë dhe pasionin në çift. Falë edhe vendosjes së Marsit do të ndiheni shumë mirë fizikisht. Do ta nisni punën me energji të reja, që aq shumë ju kishin munguar në këtë periudhë. Në aspektin profesional do t’ju ofrohen mundësi të shumta, që duhet t’i kapni fluturimthi. Ditët me fat janë e enjtja dhe e premtja.
Luani
Marsi dhe Venusi do të kthehen në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj për këtë javë. Mos bëni veprime impulsive dhe bëni kujdes si shpreheni me partnerin, sepse mund të thoni ose bëni gjëra për të cilat të pendoheni. Do të ndiheni të lodhur dhe nervozë. Mos merrni përsipër angazhime ditën e enjte dhe të premte, pasi Hënën nuk do ta keni aleate.
Virgjëresha
Ky fillim shtatori do të jetë i paharrueshëm për të lindurit në shenjën e Virgjëreshës. Mërkuri dhe Venusi janë pozicionuar në këtë shenjë dhe ju presin të reja interesante si në aspektin sentimental edhe në atë profesional. E hëna do të jetë një ditë me shumë fat, sepse Hëna do të jetë kthyer nga shenja juaj. Vetëm të shtunën dhe të dielën mund t’ju dalë ndonjë e papritur. ..
Peshorja
Këtë javë do të ndiheni plot energji dhe të gatshëm për të përballuar çdo sfidë, sepse Marsi do të pozicionohet në shenjën tuaj. Ky planet do t’ju favorizojë dhe do të ndikojë që të ndiheni në formë të shkëlqyer fizike. Të martën dhe të mërkurën Hëna do të kthehet nga shenja juaj dhe do t’ju buzëqeshë fati. Diçka e mirë ju pret në fundjavë dhe do të përjetoni ndjenja të forta.
Akrepi
Venusi do të hyjë më në fund në shenjën tuaj, duke ju dhuruar një muaj të mbushur me emocione dhe dashuri. Edhe në aspektin profesional duket se gjërat do të shkojnë më së miri. Ditë me fat do të jenë e enjtja dhe e premtja. Ndoshta do të ndiheni paksa të lodhur, falë pozicionimit të pafavorshëm të Marsit, por është thjesht një gjendje kalimtare.
Shigjetari
Falë pozicionimit të Mërkurit, do të hasni vështirësi në marrëdhëniet me të tjerët, sidomos në aspektin profesional. Këshillohet të tregoheni të duruar dhe të shmangni sa më shumë që të jetë e mundur konfliktet, sidomos ditën e hënë, kur Hënën nuk do ta keni aleate. Diku nga e marta dhe e mërkura mund të merrni një lajm të mirë. E shtuna dhe e diela do të jenë ditë të mbara.
Bricjapi
Këtë javë Venusi do t’ju buzëqeshë dhe vështirësitë në aspektin sentimental do të jenë për ju një kujtim i largët. Do të gjeni sërish qetësinë e humbur në krah të një personi të veçantë për ju, qoftë ky partneri prej një kohe të gjatë apo një njohje e re. Lajme të mira ju presin edhe në aspektin profesional. Të martën dhe të mërkurën punët mund të zvarriten disi.
Ujori
Këtë javë mund të keni tensione në çift, sepse pozicionimi i Venusit nuk e favorizon dialogun me partnerin. Do të ndieni se nuk ju kuptojnë. Marsi nga ana tjetër, do të kalojë në shenjën tuaj, duke ju dhuruar forcë dhe energji dhe do të ndiheni të aftë të përballoni çdolloj vështirësie. E marta dhe e mërkura do të jenë ditë me fat. E enjtja dhe e premtja do të jenë ditë më pak të mbara.
Peshqit
Mërkuri në pozicion të pafavorshëm vazhdon t’ju sjellë probleme në aspektin profesional. Do ta keni të vështirë të gjeni gjuhën e përbashkët me kolegët. Për fat, në aspektin sentimental situata do të përmirësohet së tepërmi. Marrëdhënia me partnerin do të jetë e shkëlqyer. Falë pozicionimit të Hënës, e hëna nuk do të jetë një ditë e mbarë. E enjtja dhe e premtja do të jenë ditë me fat./Living
Fraksion.com