Life StyleTë fundit

Njihuni me shenjat e horoskopit që nuk dinë të shprehin dashurinë

Dashuria është një ndjenjë që përjetohet në mënyra të ndryshme nga personat në varësi të karakterit apo personalitetit të tyre. Shenja e horoskopit është një detaj që ka një rëndësi të veçantë në tregimin e kësaj lloj dashurie.

Astrologjia ndikon në karakterin dhe personalitetin e çdokujt, por kjo distancë e shenjave të caktuara ka me patjetër një arsye e cila mund të jetë: një mënyrë mbrojtjeje për mos t’u lënduar, mund të kenë patur probleme familjare, ose nuk ndihen komodë në shprehjen e ndjenjave.

Gaforrja:

Ju mund të pyesni se si ka mundësi që dikush i lindur nën shenjën e Gaforres mund të duket i ftohtë kur ata janë të njohur për të qënit të dashur dhe emocional. Por pikërisht emocionet e tyre mund t’i bëjnë ato të ftohtë. Nëse janë lënduar më parë ose nëse dikush i tradhton në një farë mënyre, ata mund të bëhen shumë të paaftë për të dhënë dashuri.

Bricjapi:

Bricjapët refuzojnë të tregojnë ndjenjat e tyre, kështu që nëse munden do të tregohen indiferent ne cdo situate te jetës. Ata besojnë se të paturit e imazhit të duhur është çelësi për të qenë të suksesshëm. Priren të mendojnë se të qenit shumë sentimentalë ose duke menduar shumë rreth të kaluarës mund të bëj që të duken të dobët dhe të dëmtojnë mënyrën se si paraqien të njerëzit e tjerë. Disa Bricjapë mund dhe të përdorin njerëzit e tjerë në avantazhin e tyre, edhe nëse kjo ka një efekt negativ në personin tjetër.

Ujori:

Ujorëve i pëlqen të mbajnë ndjenjat e tyre nën kontroll dhe do të dëshironin që dhe të tjerët ta bënin këtë gjë. Ata as nuk e marrin mundimin të ndihmojnë dikë që ka probleme emocionale kështu që ato nuk janë personat e duhur për të patur një mbështetje në raste të tilla. Ujori është një nga shenjat më të ftohta dhe nuk arrin kurrë të fali. Nqs ju keni bërë një gabim atëherë ky është problemi juaj ata thjesht nuk ju flasin asnjëherë.

Virgjëresha:

Ka me të vërtetë momente në të cilat personat e shënjës së virgjëreshës mendojnë se janë më të zgjuarit dhe asnjë tjetër nuk mundet ti kalojë apo edhe ti arrij. Janë persona që i pëlqen shumë të mësojnë dhe ti tregojnë të tjerëve ato që dinë. E kanë fokusimin më të madh në atë që ndodh në kokën ë tyre dhe në këtë mënyrë injorojnë shpesh herë atë që ju ndodh në zemër. Për këtë arsye ata mund te duken shumë të zgjuar për të mirën e tyre dhe indiferent ndaj të tjerëve.

Binjakët:

Binjakët mund të jenë të paparashikueshëm – një moment ata janë të ngrohtë dhe mikpritës, në një moment tjetër janë të ftohë dhe jo miqësor. E vetmja gjë që mund të kenë si tipar të mirë në këtë pikpamje është se ata kurrë nuk janë plotësisht indiferentë. Nqs i lëndoni ata nuk duan t’ja dinë nëse keni një justifikim të mirë për atë që keni bërë; do të shpërfillin plotësisht ndjenjat tuaja dhe do të mbyllen në vetvete./Living

 

Fraksion.com