Life StyleTë fundit

“Vallëzimet diplomatike”: 7 rastet kur politikanët provuan të ndiqnin ritmin

Ministrja e Jashtme austriake ka vlerësuar meritat e “vallëzimit diplomatik” më pak se dy javë pasi kërceu me Vladimir Putin në dasmën e saj, por ky nuk është rasti i vetëm kur politikanët kanë veshur këpucët e vallëzimit.

“Diplomacia është shumë më tepër sesa paraqitja me shënime politike … vallëzimi nuk ka implikime politike, nëse kërcej me (sekretarin e jashtëm britanik) Jeremy ose këdo tjetër”, tha Karin Kneissl në konferencën për shtyp të premten, siç citohet nga AFP. Ndërsa komentet e saj i referohen një nate sambe dhe bossa nova me kolegët e saj britanikë, grekë, polakë dhe rumunë në një takim të ministrave të jashtëm të BE të enjten.

“Vallëzimet diplomatike” është gjithashtu diçka që ajo praktikoi kohët e fundit gjatë martesës së saj, ku ka kërcyer me Putin gjatë kremtimit. Por Kneissl nuk është politikania e vetme që vallëzon. Ja gjashtë rastet kur politikanët janë rrëmbyer pas muzikës.

Vallëzimi afrikan “robotik” i Theresa May

Kur kryeministrja britanike, Theresa May, vizitoi një shkollë në Afrikën e Jugut javën e kaluar, ajo mori një A + në ngathtësi dhe një D- në vallëzim – dhe për Twitter nuk e ka marrë njoftimin.

Disa ditë më vonë, kur May vizitoi Kenian dhe u takua me një grup skocezësh, u përpoq me gjithë forcën e saj për të vallëzuar me të rinjtë. Rezultati ishte i turpshëm, për të mos thënë tjetër.

Obama ka vallëzuar më mirë

May nuk ia ka dalë aq mirë në Kenia – por ish-presidenti amerikan, Barak Obama, ishte pak më i lirë dhe më i natyrshëm në pistën e vallëzimit.

BoJo drejtohet nga mësuesja peruane

Para se të jepte dorëheqjen si ministër i Jashtëm britanik, Boris Johnson bëri një udhëtim të vogël në Peru, duke kërcyer me një mësuese të shkollës dhe madje duke lejuar që ajo ta kthente atë. Në të vërtetë BoJo nuk ishte aq i këndshëm.

Trudeau harron që është kanadez për një minutë

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, kishte bërë prova me këmbët gjatë udhëtimit të tij në Indi, nga rrobat e tij të ndritshme deri në vendimin e tij spontan për përpjekje për të kërcyer Bhangra në skenë. Reagimi nuk ishte thjesht kanadez, pasi disa indianë nuk ishin shumë të impresionuar nga obsesioni i dukshëm i Trudeau-t me stereotipat Bollywood.

Trump sjell një kuptim të ri ‘të sikletit’

Kur Presidenti i SHBA, Donald Trump, vizitoi Arabinë Saudite, ai mori pjesë në një valle mikpritëse të shpatës. Tradita, e cila rrjedh nga zakonet e lashta të luftës fisnore, me të drejtë erdhi në prag të një marrëveshjeje armësh me miliarda dollarë të nënshkruar në Riad.

Hillary Clinton vallëzon gjatë fushatës së saj

Kur Hillary Clinton zhvilloi fushatë në Nju Jork, ajo u përpoq të tregonte anën e saj më të lehtë, duke kërcyer me politikanët vendës në skenë. Ishte e çuditshme.

Zakharova me trumbeta serbe

Muzika e trumbetave nuk mund të jetë më e popullarizuar në skenën e muzikës kryesore, por zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova dukej sikur shijonte tingujt në një festival në Serbi, duke treguar disa nga lëvizjet e saj të valleve. Por kjo nuk mund të përputhej me performancën e Zakharovës në vitin 2016, kur nxori interpretimin e saj të vallëzimit tradicional Kalinka në takimin e Rusisë-ASEAN në Soçi.

I pyetur për performancën e Zakharovës, kreu i saj, ministri i Jashtëm Sergej Lavrov, tha se ajo nuk ishte “një balerinë”. Por, kjo nuk e ndaloi atë nga premtimi i paturpshëm për t’i dhënë mësim Rex Tillerson për të kërcyer tango, pasi ish-sekretari i shtetit amerikan tha se nuk ishte rasti për të kërcyer tango diplomatike me Lavrov, pasi që koreografi i tij i vetëm ishte Vladimir Putin.

Pra, n.q.s mendoni se politika është e gjitha në lidhje me projektet legjislative dhe zgjedhjet e diskutueshme, mbani mend se politikanët kanë një anë më të lehtë, më njerëzore – edhe nëse rezulton të jetë e vështirë dhe e vlefshme.

 

Fraksion.com