Tregu i fruta-perimeve, monopol. Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin
Magazinimi dhe tregtia me shumicë e produkteve agroushqimore në Tiranë është në një situatë monopol sipas Autoritetit të Konkurrencës. Ky institucion vlerëson se i vetmi treg është ai në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës i administruar nga kompania EKMA ALBANIA, e cila jep mjedise me qira për bizneset e tjera.
Norma e fitimit, sipas raportit të Autoritetit të Konkurrencës është mjaft e lartë nga qiratë që aplikohen. Tjetër abuzim është ai me çmimet e energjisë dhe ujit që u faturohen tregtarëve, duke aplikuar tarifa më të larta se ato të vendosura nga Entet Rregulluese.
Autoriteti i konkurrencës ka vendosur që kompania pronarë e tregut të hartojë kontrata të reja qiraje duke përdorur kushte të barabarta mes palëve.
Po ashtu duhet të aplikojë çmime të arsyeshme të orientuara drejt kostos dhe çmimit mesatar të qirasë të zonës gjeografike dhe të ndalojë menjëherë faturimin e energjisë ujit më tarifa më të larta se çmimi ligjor i OSHEE dhe ujësjellësit të Tiranës.
Brenda 30 ditësh nga marrja në dijeni e vendimit kompania EKMA Albania duhet të paraqesë pranë Autoritetit të Konkurrencës Kontratën e rishikuar të qirasë, në zbatim të pikave të mësipërme. Në rast të kundërt Komisioni i Konkurrencës vendos gjoba periodike deri në 5 % të xhiros mesatare ditore të vitit financiar paraardhës, deri sa ndërmarrja të veprojë në përputhje me këtë vendim./Tch
Fraksion.com