Rusia, Turqia, Irani vendosin për Idlibin në Siri
Me një ofensivë të re qeveria e Asadit kërkon të dëbojë rebelët nga Idlibi. Presidenti rus, Putin, ai turk, Erdogan dhe ai iranian Rohani konsultohen për mundësinë e mënjanimit të betejës së fundit.
Turqia kërkon të pengojë sulmin
Qeveria në Ankara i trembet një vale të madhe refugjatësh, në rast të një ofensive ndaj Idlibit. Ajo kërkon të pengojë një sulm të tillë. Por kjo është e pasigurtë. Putin, Erdogan dhe Rohani në fund të fundit konsultohen në Teheran për operacionin e parashikuar ushtarak. Gazeta turke e afërt me qeverinë, “Sabah” shkruan se qeveria turke ka një plan që mund të pengojë ofensivën në Idlib. Sipas saj është parashikuar çarmatimi i 12 grupimeve të ndryshme, mes tyre aleanca xhihadiste, Hajat Tahrir al-Sham (HTS) që kontrollon 60% të provincës. Rusia ka shprehur se do të mbështesë ofensivën kundër HTS dhe ekstremistëve të tjerë në rajon dhe i kërkon Turqisë të ndajë xhihadistët nga grupimet e tjera të moderuara.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Saharova tha në Moskë se ushtarakët turq dhe ata rusë zhvillojnë ndërkohë bisedime për koordinimin e veprimeve. Bëhet fjalë që gjatë eliminimit të terroristëve të mbetet sa më i vogël rreziku për popullisinë civile, tha ajo.
Fraksion.com