Rama: Drejtuesit në rrethe janë kthyer në ndërmjetës për punësime
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS u shpreh se shumica e kryetarëve të partisë në rrethe kanë braktisur detyrën e tyre dhe janë kthyer në ndërmjetës për punësime.
“Të themi një të vërtetë me të cilën duhet të merremi duke filluar nga e hënë.
Në territor partia është larg së qeni partia që duam në sfidat që do kemi më pas, shumica e drejtuesve tanë në territor e kanë braktisur detyrën dhe janë kthyer në ndërmjetës për punësime.
Kjo është e patolerueshme ndaj betimit që ne kemi bërë për luftën për ta çuar tepsinë për skrap.
Duhet të nisim menjëherë një proces thellimi për të qenë sa më pranë njerëzve, duke e prishur këtë paqe.
Shqipëria nuk e ka luksin për të vazhduar të ketë brenda shtetit fole eksplozive për njerëz që nuk meritojnë të marrin rrogën nga taksapaguesit tanë”, tha Rama.
Fraksion.com