Ndryshime në kupolën e Partisë Socialiste. Emrat që ikin dhe vijnë në postet drejtuese
Asambleja e Partisë Socialiste zgjodhi si nënkryetar të saj Bashkim Finon, ndërsa kooptoi në kryesinë e kësaj force politike deputetët Ulsi Manja dhe Ermonela Felajn.
Disa prej emrave që përbëjnë sekretariatin e ri të Partisë Socialiste ishin edhe më parë pjesë e kësaj strukture, ndonëse me detyra të tjera apo të ngjashme. Me ndryshimet e fundit, dy anëtarë të Sekretariatit të vjetër largohen nga ky forum i PS-së: bëhet fjalë për Musa Ulqinin, që mbante funksionin e Sekretarit për Organizimin e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhëniet me Koalicionin. Detyrat e tij janë ndarë mes Senida Mesit dhe Elisa Spiropalit.
Gjithashtu, largohet edhe Sekretari për Emigracionin, Stefan Cipa, detyrat e të cilit merren nga Sekretari i ri për Diasporën, Laert Dura.
Fraksion.com