Basha: Vetting dhe aksion popullor për pastrimin e politikës
Në një bashkëbisedim me gazetarët ditën e sotme nga selia e PD, kryetari i kësaj partie Lulzim Basha është shprehur se e vetmja rrugë për të pastruar politikën nga krimi është vetëm vettingu i saj, por Basha është shprehur se kjo nuk mjafton.
Së bashku me vettingun është i nevojshëm edhe një aksion popullor. Opozita është pro pastrimit të drejtësisë dhe politikës nga krimi. Ligji që sapo kemi dorëzuar në kuvend ka për qëllim që ministri i brendshëm, ai i drejtësisë por edhe kryeministri të mos ketë lidhje me krimin. PD shqiptarët kanë shpenzuar shumë energji këto 5 vite për të luftuar kriminelët që futi në politikë Edi Rama. Na është dashur të kohë dhe energji për të larguar kriminelët e Ramës dhe akuzat tona janë vërtetuar. Shqipëria qeveriset nga bandat dhe bosët e krimit të organizuar, qeveria ka rënë. Nuk mjafton vetëm vettingu i poltikëanevë, por edhe një aksion i fuqishëm popullur janë të domosdoshme”, tha Basha.
Më tej, ai u pyet nëse do të negociojë me mazhorancën, por Basha është shprehur se ligji është i njëjtë me atë të gjyqtarëve dhe është depozituar për votim tashmë. “Ligji është negociuar një herë, ky është një ligj i njëjtë me atë të gjyqtarëve. Gjuha e ligjit është e njëtë. Nuk ka mbetur asgjë për t’u negociuar. Kjo ose votohet ose rrëzohet. Ne do të votojmë pro”, tha Basha.