AktualitetBota+Të fundit

Trump: Media e rreme e lajmeve, shtet brenda shtetit

Presidenti Donald Trump akuzoi sot atë që ai e quajti “shtet brenda shtetit” dhe media e rreme të lajmeve, si kundërpërgjigje ndaj një shkrimi të gazetës New York Times, i botuar dje në rubrikën e opinioneve nga një autor anonim që thotë se është një zyrtar i lartë i administratës. Autori pohon se brenda Shtëpisë së Bardhë ka rezistencë të heshtur ndaj Presidentit dhe impulset e tij më të këqia shpesh janë penguar nga stafi i tij. Mbrëmë, zoti Trump kërkoi që gazeta të tregojë menjëherëemrin e zyrtarit për ndjekje penale.

Presidenti Trump reagoi me zemërim ndaj një opinioni në gazetën New York Times, i botuar nga autori anonim. Përpara kërkesës së tij në Twitter që gazeta të tregojëemrin, ai u përpoq të hedhë dyshime: “A ekziston vërtet i ashtuquajturi zyrtar i lartëi administratës, apo është një tjetër burim i rremë i gazetës së dështuar New York Times?” pyeste Presidenti Trump.

“Na duhet të merremi me këtë dhe ju e dini që mediat e pandershme na bëjnë që junjerëzit të merreni me këtë, ashtu si dhe unë. Është vërtetë një turp. Por dua të them këtë: askush nuk ka bërë atë që ka bërë kjo administratë në drejtim të realizimit tëgjërave.”

Dje ai priti një numër shefash policie dhe iu desh njëkohësisht të komentonte nëTwitter, duke e quajtur frikacak personin prapa shkrimit anonim.

Autori e quan Presidentin Trump “amoral”, njeri “përgjithësisht anti-tregti dhe anti-demokratik”.

“Është e besueshme. Ata prej nesh që kanë qenë pranë tij kur ai e ka humbur e kuptojnë se nuk ka nevojë të jesh në sallë për ta dëgjuar atë që ka për të thënë. Zotimos e dhëntë të jesh në sallë kur ai merr një vendim të tmerrshëm në dëm tëvendit,” thotë senatori Dick Durbin.

“E lexova dhe nuk e di kush e ka shkruar”, ishte reagimi i senatorit Ted Cruiz.

Shkrimi i Nju Jork Tajmsit nuk e dënon plotësisht presidencën Trump, duke ngjallurhamendje në kryeqytet se autori është dikush që përgjithësisht e mbështet agjendëne administratës republikane.

Të paktën dy zyrtarë të lartë të administratës thanë se nuk ishin ata autorë tëshkrimit.

Duke folur gjatë një vizite në Indi, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo e quajtiartikullin “për të ardhur keq” dhe tha se ai i shikon si jashtëzakonisht shqetësuese”përpjekjet e medias për të minuar administratën”.

Një mohim të ngjashëm bëri edhe zyra e nënpresidentit Mike Pence.

Në opinionin anonim përmenden episode anekdotike të përfshira në librin e ri tëgazetarit Bob Woodward “Frikë”, ku thuhet se stafi i presidentit ka hequr dokumentetë rëndësishme nga tavolina e tij që ai të mos i nënshkruante. Dje, zoti Trump e quajtinë mënyrë të përsëritur librin “sajesë”.