AktualitetTë fundit

Tiranë: Rinis vetingu me prokurorin Bujar Hoti

Procesi i përzgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve risini sot në Tiranë, teksa prokurori i Gjykatës së Apelit në Durrës, Bujar Hoti doli para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Ai ka kandiduar për t’u bërë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Prokurori Hoti ka drejtuar Prokurorinë e Apelit në Durrës.

Prokurori Bujar Hoti ka një karrierë të gjatë si prokuror dhe përgjatë një dekade ai ka drejtuar Prokurorinë e Apelit në Durrës, derisa u shkarkua 5 vjet më parë, duke qëndruar si prokuror në Apelin e Durrësit.

Hoti zotëron 3 apartamente dhe disa automjete, dhe bashkëshortja e tij punon si notere, duke u bërë burim me rëndësi në të ardhurat e familjes, ku përfshihet edhe shkollimi i fëmijës jashtë vendit.

Gjyqtarët dhe prokurorët shqyrtohen për nga pastërtia e pasurisë dhe figurës së tyre, aftësia dhe rezultatet në punën e tyre.

 

Fraksion.com