Thaçi i vendosur: Nuk do të ketë ndarje dhe as krijim i Republika Srpska
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të enjten, tha se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe as nuk do të krijohet Republika Srpska.
Thaçi tha se do të ruhet substanca multietnike e Kosovës. Do të hiqet vetoja ruse për Kosovën në OKB .
“Unë kam biseduar me kryeministrin Medvedev, më ka thënë shumë qartë që një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë do ishte e mirëpritur”,- tha Thaçi.
Ndërsa deklaroi më tej: Do e takoja pa problem Presidentin Putin. Me çfarë kosto do e arrini përgjysmimin e Kosovës. Unë nuk do lejoj shkëmbim të territorit dhe as Srpska Republika në Kosovë. As Trepca, as Gazivoda nuk do jenë në shkëmbim. Definitivisht nuk do të ketë ndarje të territoreve. Jam skeptik që do arrihet një marrëveshje e shpejtë, por duhet të punojmë. Nuk ka ndarje, nuk ka shkëmbim nuk ka Republika Srpska.
Ndërsa përsa i përket marrëveshjes, Thaçi tha se ende nuk ka bisedime në terma konkretë, por deri tani janë realizuar dy takime në Bruksel.
“Nuk ka terma konkretë. Kemi bërë dy takime në Bruksel.Unë kam hedhur idenë pas takimit me drejtues të Luginës së Preshevës si dhe referendumit të 22 mars-it 1992 që Lugina të bashkohet me Kosovën, por tani forcat, balancat kanë ndryshuar ndaj në duhet të sillemi me përputhshmëri me kostelacionin ndërkombëtar. Ideja është origjinale e institucioneve të Luginës e institucionalizuar në Presidencën e Kosovës. Në rastin e marrëveshjes do të ketë njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë”,-tha Thaçi.
Presidenti i Kosovës u shpreh në lidhje me marrëveshjen se është shumë pesimist, por pavarësisht kësaj sheh një dritë jeshile.
Ai tha se realizimin e kësaj marrëveshje e shikon si diçka mjaft të rëndësishme për të vazhduar më tej.
Sipas tij, Kosova dhe Serbia janë duke bllokuar njëra-tjetrën. Thaçi tha se po punon për të arritur një marrëveshje ndërkombëtare,
“Unë nuk kam fuqi t’a bind Serbinë t’a njohë Kosovën. Askush nuk i cënon më interesat e Kosovës, pasi Serbia nuk ka më Millosheviçin, por njerëz të zgjedhur”,- tha ai.
Propozimi i kreut të shtetit të Kosovës ka shkaktuar debate të shumta, jo vetëm në politikën e Prishtinës, por edhe më gjerë./Opinion.al
Fraksion.com