Sonila Meço: Habitem që pronarët e mediave, drejtorët dhe gazetarët, nuk kanë asnjë fëmijë në fillore
Gazetarja dhe analistja Sonila Meço me anë të një statusi në Facebook, ka reaguar në lidhje me shpërndarjen nga qeveria, libra falas për nxënësit e ciklit të ulët.
Asaj ky veprim i duket se është “sipas parimeve të propagandës se një gënjeshtëre të përsëritur”, siç thotë ajo.
Jo vetëm kaq por ajo gjithashtu është e habitur që punonjësit e mediave jo vetëm nuk kanë asnjë fëmijë të tyren në fillore, por dhe nuk shohin “një kronikë televizive në edicione informative”.
Statusi i Meços në Facebook
“Mua nuk më habit qeveria, që këmbëngul në idenë e gënjeshtërt të librave “falas”, ajo do bëjë të vetën sipas parimeve rigoroze të propagandës se një gënjeshtër e përsëritur shpesh do përftohet dikur si e vërtetë.
Mua më habit fakti se pronarët e mediave televizive, drejtorët e përgjithshëm, drejtorët e informacionit, kryeredaktorët, redaktorët, apo gazetarët nuk kanë asnjë fëmijë në fillore. Që të shihnim një kronikë televizive në edicione informative jashtë propagande, që ua prodhon dhembshuria për fëmijët e veten.”
Fraksion.com