Siri: Para një fitoreje të Pirros
Për pushtetmbajtësit në Damask lufta për Idlibin do të jetë një fitore e Pirros, por jo për aleatët.
Me sa duket për Assadin në plan të parë është diçka tjetër: Idlibi ishte në vitin 2011 një nga qendrat e para të kryengritjes; sot ekziston një shans për të marrë hak.
Padyshim zgjidhja e kërkuar për Idlibin i ngjan përpjekjes për të gjetur kuadraturën e rrethit. Natyrisht që regjimi dhe Rusia kanë të drejtë kur thonë se për dhjetëra-mijëra xhihadistët në Idlib nuk mund të ketë të ardhme.
Por ofensiva në Idlib nuk i shërben as Kremlinit. Po të dojë që ta lidhë më fort pranë vetes Turqinë, shkaktimi i një vale të re refugjatësh, që mund ta destabilizojë Turqinë, nuk është zgjidhja e përshtatshme. Moska duhet t’i japë më shumë kohë Turqisë, për të negociuar edhe më tej me kryengritësit që t’i dorëzojnë armët.
Fraksion.com