Regjistrimet në universitet. Një e treta e maturantëve zgjedhin privatin
Kuotat për pranimet e reja në të dy sistemet e arsimit të lartë, publik dhe privat, janë gjithsej 36 000.
“Ka qenë ëndrra ime që të vija këtu, duke qenë se Juridikun e kam pasur preferencë, por studioja në një shkollë profesionale që nuk do ma lejonte të vazhdoja degën që doja. UET për mua ishte zgjedhja ime e parë”, shprehet Vitorja.
Edhe Maria e ka mesataren e shkollës së mesme mbi 9, por ndryshe nga Vitorja, ka zgjedhur një universitet tjetër privat: “Vendosa që të aplikoj për degën e Financës, që e kam pasur ëndërr gjithmonë. Mendoj se universiteti privat të jep më shumë mundësi për punësim”.
Privatët thonë se degët më të kërkuara janë të njëjtat me ato në publik. Arbi Agalliu, administratori i UET, thekson: “Këtë vit, UET e kanë zgjedhur 2500 studentë dhe mesatarja e tyre shkon mbi 8.4. Në krye të listës mbetet Financa, Informatika Ekonomike dhe Menaxhimi”.
Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar thotë për Top Channel se deri më datë 6 shtator, në universitete janë regjistruar 13 000 studentë, megjithëse ka ende 6 ditë të tjera kohë për të përfunduar procesi i regjistrimit për raundin e parë.
Fraksion.com