Rama: Punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes, kanë menduar si prindër
Solidaritet dhe ndihma për fëmijët jetimë me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor dhanë edhe punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët shpërndanë çanta shkolle dhe pajisje mësimore falas.
Kryeministri Edi Rama vlerësoi këtë shembull të admirueshëm të këtyre punonjësve, të cilët sipas tij, menduan si prindër për fëmijët jetimë.
Gjatë ceremonisë së shpërndarjes së çantave me mjete mësimore, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u shpreh se “ushtarakët tanë nuk e kanë kuletën e madhe, por kanë zemrën e madhe për hir edhe të punës që bëjnë, me dashuri për atdheun dhe njerëzit”.
Xhaçka shprehu bindjen se “FA do të gjejnë forma për t’u ardhur në ndihmë gjithnjë e më shumë fëmijëve, sa herë që të jetë nevoja”.
“Mbështetja e Forcave të Armatosura ka qenë një mbështetje simbolike, por ka qenë një mbështetje me zemër të madhe. Jam shumë e kënaqur që mbështetja jonë është përkthyer në dhuratën më domethënëse dhe më të mirë të mundshme, që është një çantë shkolle me të gjitha pajisjet mësimore që do t’u duhen juve për vitin shkollor, për të qenë nxënës të mirë e të suksesshëm”, tha Xhaçka.
Postimi i z Rama në Facebook:
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë shembull të admirueshëm të punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët menduan si prindër për fëmijët jetimë në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një ditë të mbarë 😊”, shkruan Rama.
Fraksion.com