Nesër mbahet samiti trepalësh për Sirinë
Nesër në kryeqytetin e Iranit, Teheran, do të mbahet samiti trepalësh ku do të diskutohet çështja e Sirisë, nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, presidenti i Iranit, Hasan Ruhani dhe presidenti rus, Vladimir Putin.
Sipas një deklarate nga qendra për shtyp e Presidencës së Turqisë, mësohet se me qëllim për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme ndaj konfliktit sirian në këtë samit në kontekstin e mekanizmit të Astanas do të diskutohet për përpjekjet e përbashkëta të ndërmarra në terren dhe në kuadrin e procesit politik.
Në këtë takim synohet që të kryhet vlerësimi i zhvillimeve të ndodhura pas samitit trepalësh i cili u zhvillua në muajin prill për të dytën herë nën organizimin e Turqisë, si dhe përcaktimi i hapave që mund të hidhen në të ardhmen.
Presidenti Erdoğan në takimet dypalëshe dhe trepalëshe që do të kryejë me homologët e tij gjatë samitit, parashikohet që krahas marrëdhënieve dypalëshe me Iranin dhe Rusinë të diskutojë edhe për çështjet e tjera rajonale dhe ato në rendin e ditës.
Fraksion.com