AktualitetBota+Të fundit

Kim Jong Un: deri më 2021, një Gadishull Korean pa armë bërthamore

Udhëheqësi i Phenianit Kim Jong n bëri të ditur se synon largimin e armëvebërthamore nga gadishulli Korean deri në fund të mandatit të parë të Presidentitamerikan Donald Trump, në fillim të vitit 2021, gjë që u përshëndet nga udhëheqësiamerikan.

Kohët e fundit bisedimet për çarmatimin bërthamor të Phenianit ishin ndërprerë dhemuajin e kaluar presidenti Trump urdhëroi Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo të anulontenjë udhëtim në Korenë e Veriut.

Trump e përshëndeti deklaratën e së enjtes të udhëheqësit të Phenianit Kim. Në njëpostim në Twitter ai shkruante “Kim Jong Uni i Koresë  Veriut tregoi besim patundur tek Presidenti Trump. Faleminderit kryetarit Kim, do ta bëjmë  bashku!

Nuk ka ende një njoftim për nisjen e bisedimeve të reja mes Phenianit dhe Uashingtonit.Zoti Pompeo, i cili ndodhet për vizitë në Indi, ofroi një vlerësim më të matur të gjendjesnë të cilën ndodhen bisedimet për çarmatimin bërthamor të gadishullit korean.

Diplomati më i lartë amerikan vlerësoi Phenianin për ndaljen e provave bërthamore aporaketore që nga qershori, por e cilësoi atë si “i vetmi vend  ka angazhime nënrezolutat Këshillit  Sigurimit  Kombeve  Bashkuara për t’i dhënë fundprogramit  armëve bërthamore”.

Ne do  vazhdojmë  punojmë me ta për  dhënë rezultat përputhje merezolutat e Këshillit  Sigurimit  Kombeve  Bashkura dhe  kryetari Kim mbajë premtimin  i ka bërë Presidentit Trump  Singapor  12 qershor” tha ai.

Por Pompeo shtoi gjithashtu se: “ka ende shumë punë për  bërëNuk ka paturasnjë provë bërthamoreasnjë provë me raketa ne e konsiderojmë një gjë mrekullueshmePor puna për  bindur kryetarin Kim për  bërë ndryshiminstrategjik për  cilin biseduampër një  ardhme   ndritur për njerëzit e Koresë Veriutvazhdon“, tha ai.

Komentet e presidentit Trump dhe sekretarit Pompeo u bënë pas njoftimit seudhëheqësit e dy Koreve do të zhvillojnë në Phenian takimin e tretë mes tyre, prej datës18 deri më 20 shtator.

Data u njoftua të enjten në Seul nga Chung Eui-yong, këshilltari për Sigurinë Kombëtarei Presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in, një ditë pas kthimit nga Pheniani kundodhej për vizitë zyrtare me qëllim finalizimin e marrëveshjes. Zoti Chung tha sePresidenti Moon dhe udhëheqësi i Phenianit Kim Jong Un do të përqëndrohen në masaspecifike për të arritur tek çarmatimi bërthamor.

Ai i dorëzoi gjithashtu udhëheqësit të Koresë së Veriut një letër nga presidenti Moon,.

Në një deklaratë të enjten të Agjencisë zyrtare të Koresë së Veriut thuhej se “Kim Jong Un-i ka vullnetin për  larguar tërësisht rrezikun e konfliktit  armatosur dhetmerrin e luftës nga gadishulli Korean dhe ta kthejnë atë  djepin e paqes pa armëdhe kërcënim bërthamor“.

Takimi do të jetë i treti që mbahet këtë vit mes udhëheqësve të dy Koreve. Takimet e para u mbajtën në Panmunxhon, në atë që njihet si fshati i armëpushimit në zonënkufitare që ndan veriun autokrat nga jugu demokratik.

Bisedimet vijnë gjatë një periudhe ngërçi që vlon mes Phenianit dhe Uashingtonit lidhurme ritmin që po ndjek Koreja e Veriut për t’i dhënë fund programit të saj të armëvebërthamore, gjë për të cilën dy palët ranë dakord gjatë takimit historik mes presidentitDonald Trump dhe udhëheqësit të Phenianit Kim Jong Un.

Ishte pikërisht kjo situatë ngërçi që detyroi Presidentin Trump të anulojë udhëtimin esekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo në Korenë e Veriut muajin e kaluar./VOA

 

Fraksion.com