Vrasjet mafioze në Shkodër: RENEA blindon Dobraçin, kontrolle edhe në qytet
Shkodra po kalon një situatë të vështirë sa i takon rendit publik. Të paktën gjashtë vrasje të tipit mafioz kanë ndodhur brenda dy muajsh në këtë zonë,
E fundit ëhstë vrasja e biznesmenit 30-vjeçar Arjan Ferracaku. Situata në Shkodër është kthyer tashmë edhe në një çështje të debatit të përditshëm politik, pasi opozita akuzon qeverinë për situatën.
Ditën kur u çel sesioni i ri parlamentar, opozita në mënyrë simbolike mblodhi deputetët pikërisht në Shkodër.
Ndërkohë, policia prej ditësh vijon kontrolle të përforcuara në këtë qark. Forcat speciale ndodhen në Shkodër dhe kanë ushtruar kontrolle të befta në ambjentetë ndryshme.
Raportohet se grupet e RENEA-s kanë rrethuar fshatin e Dobraçit në Shkodër. Në zonë janë parë të qarkullojnë mjete të blinduara.
Po ashtu, kontrolle janë kryer edhe në lagjet Kiras dhe Rus në Shkodër ku kanë ndodhur së fundi ngjarje të rënda kriminale
Fraksion.com