AktualitetPolitikëTë fundit

PD, kërkesë Ruçit: Penguan komisionin hetimor “Tahiri”, të shkarkohen Fatmir Xhafaj dhe Ardi Veliu

Partia Demokratike i ka dërguar një letër kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, ku i kërkon që të shkarkohet dhe të ndiqet penalisht Fatmir Xhafaj dhe Ardi Veliu.

“Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit nuk i kanë vënë në dispozicion për 5 muaj asnjë dokument Komisiont Hetimor. Ministri i Brendshëm dhe kreu i policisë akuzohen nga PD për pengim të qëllimshëm të komisionit hetimor “Tahiri”. Pengimi i komisionit ka qëllim fshehjen e gjurmëve të lidhjeve të qeverisë me krimin e organizuar”, lexohet në letër.

PD akuzon gjithashtu ministrin Xhafaj për asgjesim provash në mbrojtje të vëllait trafikant, si dhe Tahirit, Ballës, Çyrbjës etj.

“Mandati i Komisionit Hetimor perfundoi sot pa asnjë rezultat për shkak të pengimit të qëllimshëm të punës nga qeveria. Pengimi i Komisionit Hetimor nga Qeveria është dhunim i Kushtetutës dhe asgjësim i Parlamentit. PD kërkon shtyrjen e Komisionit Hetimor “Tahiri” me 3 muaj dhe qëndrim të prerë nga Kuvendi për përgjegjësit”, lexohet më tej në letër.

 

Fraksion.com