Maqedonia me port në Durrës? Zaev: Kryeministri Rama ma ka garantuar, do valëvitet flamuri jonë
Shqipëria do t’i japë Maqedonisë port në Durrës, të cilin do ta shfrytëzojnë kompanitë maqedonase për shkëmbim tregtar, ndërsa në të do të valëvitet edhe flamuri i Maqedonisë.
Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se ia ka premtuar homologu shqiptar, Edi Rama.
“Ja për shembull, me kryeministrin e Shqipërisë kemi të garantuar se do të na japin një port në Durrës ku do të valëvitet flamuri maqedonas. Do të jetë pikërisht në shërbim të odave tona.Kjo do të ndikojë në përmirësimin e kushteve dhe shërbimeve që portet ofrojnë për kompanitë e Maqedonisë. Një tjetër çështje është që të lidhemi me Bullgarinë, të kemi alternativën e tretë përmes Detit të Zi dhe besoj se kjo do të ndikojë shumë në konkurrencën e çmimeve, ofrimin e kushteve më të mira për shfrytëzimin e porteve”, deklaroi Zaev gjatë një aktiviteti të organizuar dje në Odën Ekonomike të Maqedonisë, thuhet në kronikën e përgatiru nga tvshenja
Zaev tha se pas portit në Durrës pritet të hapet dhe një port në Bullgari, gjegjësisht në Detin e Zi.
Fraksion.com