Ekzekutohet emigranti shqiptar në Spanjë
Një emigrant shqiptar në Spanjë është ekzekutuar me armë zjarri. Lajmi bëhet i ditur nga mediat spanjolle, të cilat shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Reus të provincës Tarragona në Katalonjë.
Pas mesnate, rreth orës 00:45 të ditës së sotme, banorët vendas njoftuan policinë se kishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Kur shkuan në vendngjarje, autoritetet gjetën të shtrirë në tokë një person, i cili pas verifikimeve rezultoi të jetë me origjinë shqiptare.
Emri i tij nuk është bërë i ditur nga mediat spanjolle, por viktima është rreth 43 vjeç. Ai kishte disa plagë në trup të shkaktuara nga armët e zjarrit.
Policia spanjolle ka nisur hetimin për të zbardhur shkaqet e këtij krimi dhe për të identifikuar autorin e vrasjes së shqiptarit.
Fraksion.com