Life StyleTë fundit

Artistja lutet nudo

Artistja Deborah de Robertis i shtangu pelegrinët katolikë të vendit të shenjtë të quajtur “Zonja Lourdes”.

Krejtësisht e zhveshur, me një shami blu mbi kokë, ajo u lut nudo përpara statujës së Shën Mërisë.

34-vjeçarja u has me një prej vizitorëve që u përpoq ta mbulonte si dhe me policinë, të cilët e shoqëruan atë në komisariat.

Prokurorët po merren ndërkohë me përgatitjen e një akuze për shfaqje të seksualitetit në publik.

Artistja nga Luksemburgu, e cila është edhe aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të grave, shquhet për shfaqjet e saj nudo në publik.

Tetorin e kaluar, ajo u shfaq nudo në muzeun e Luvrit, përpara Mona Lizës së famshme të Da Vinçit.

 

Fraksion.com