Putin dhe Erdogan duhet të shmangin gjakderdhjen në Idlib
Siria mund të kursejë betejën e përgjakshme në Idlibi nëse presidenti rus dhe ai turk do ta bisedojnë urgjentisht zgjidhjen e kësaj situate. Deklarata u bë nga i dërguari i OKB në Siri, Shirajan Staffan de Mistura.
De Mistura nëpërmjet medias i bëri një apel Presidenti rus Vladimir Putin dhe atij turk Rexhep Taip Erdogan.
“Një bisedë telefonike mes të dyve do të bënte një ndryshim të madh,” tha ai, raporton Reuters.
“Le të përpiqemi të shmangim betejën e përgjakshme”, u tha ai gazetarëve në Gjenevë, duke këmbëngulur se Rusia dhe Turqia mbajnë “çelësin për zgjidhjen e butë të çështjes Idlib”.
Presidenti i SHBA, Donald Trump, paralajmëroi homologun sirian Bashar al-Assad dhe aleatët e tij Iranin dhe Rusinë që të mos sulmojnë Idlibin, duke paralajmëruar se qindra mijëra njerëz mund të vriteshin.
Fraksion.com