Martesa me italianin: Blerta zbulon arsyen pse vrau babain, nënën dhe motrën
Pas zbulimit të vrasjes të trefishtë në Dibër të Madhe përveç se është zbardhur autorësia dhe dinamika e ngjarjes, policia e Maqedonisë ka zbardhur edhe motivin kryesor.
Burime zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme i kanë thënë gazetës “Koha” se, pas hetimeve të pandërprera dhe pas marrjes në pyetje të të akuzuarës, 28-vjeçarja Blerta Pocesta është arsyetuar se vrasjen e babait, Amid Pocesta, 55-vjeç, nënës Nazmije, 53-vjeçe dhe motrës së vogël, 13-vjeçaren Anila, e ka bërë pasi e kishin penguar të martohet me të dashurin e saj, një shtetas italian.
Krimi i tmerrshëm ndodhi më 27 gusht në banesën e familjes Pocesta në Dibër.
Për të kryer vrasjen, vajza kishte udhëtuar nga Italia për në Shkup. Pavarësisht se fillimisht ajo nuk e kishte pranuar udhëtimin e saj, policia mësoi se vajza kishte ardhur në Shkup nga aeroporti, dhe menjëherë është ndalur në qendër të kryeqytetit ku ka blerë numër të ri telefoni, me të cilën ka kontaktuar një person nga Gostivari me inicialet FG, 31 vjeçar.
Të dy së bashku, janë takuar në stacionin e autobusëve në Gostivar. 31 vjeçari që ishte kontaktuar më herët nga vajza nëpërmjet një shpallje në webfaqen Pazar3.mk, si shofer dhe shoqërues i vajzës, ka siguruar një veturë me qira 60 euro, për aktivitetin e mëvonshëm të vajzës.
31 vjeçari, bashkëpunëtor në këtë ngjarje, ka përfshirë edhe dajën e tij, VK, 61 vjeçar nga Dibra, i njohur për një sërë veprash delikuente nga policia lokale, i cili ka siguruar edhe një pistoletë.
Sipas burimeve të Alsat, pistoleta është siguruar për një shumë 400 eurosh. Pas vendosjes së përkohshme në një hotel të Strugës, vajza ka udhëtuar drejt familjes në Dibër me bashkëpunëtorin e angazhuar, 31 vjeçarin nga Gostivari.
Fraksion.com