AktualitetPolitikëTë fundit

Opozita, mbledhje të jashtëzakonshme në Shkodër

Pas mbledhjeve të grupeve parlamentare, partitë opozitare zhvilluan edhe një mbledhje të përbashkët, nga ku mësohet se është vendosur të zhvillohet një mbledhje e jashtëzakonshme në qytetin e Shkodrës në orën 17:00, orë në të cilën do të nisë edhe seanca e parë në Kuvend për këtë sesion parlamentar.

Sipas burimeve nga opozita, mbledhja e jashtëzakonshme në qytetin e Shkodrës do të jetë një mesazh qëndrese kundër “krimit me lidhje qeveritare”.

“Mbledhja në Shkodër si mesazh qëndrese kundër krimit me mbështetje qeveritare. 3 muajt e fundit kanë ndodhur 6 vrasje mafioze dhe janë zhdukur 2 persona. Për krimet nuk ka asnjë autor, sepse banda e Bajreve ka lidhje me Edi Ramën. Çlirimi i qeverisjes nga krimi, prioriteti absolut i opozitës në sesionin e ri”, thotë PD./TCH

 

Fraksion.com