Fatmir Limaj do të kryesojë ekipin negociator për dialog me Serbinë
Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj do të kryesojë ekipin negociator për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Qeverinë nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Pjesë e ekipit negociator do të jenë edhe zëvendëskryeministrat tjerë Enver Hoxhaj, Behgjet Pacolli, dhe Dardan Gashi dhe ministri Mahir Yagcilar dhe Avni Arfifi.
Haradinaj ka ftyar edhe partitë opozitare që të propozojnë përfaqësuesit e tyre në këtë ekip.
“I jep propozim Parlamentit, ne japim pjesën e Qeverisë ndërsa Parlamenti mund të jap pjesën e vet. Meqenëse dialogu është në fazë të rëndësishme mendojmë se si Qeveri duhet të marrim përgjegjësinë dhe si përfaqësohet qeveria mendoj se është i spektrit politikë”.
Mirëpo përfaqësim në këtë ekip kërkoi edhe ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri qw vjen nga komuniteti boshnjak.
Kurse kryeministri kërkoi nga Demiri që në këtë fazë të përkrahin këtë ekip të propozuar ndërsa premtoi që do të ketë edhe përfaqësim të boshnjakëve, raporton EO.
Pasi nuk mori përkrahjen e kryeministrit ministri Demiri abstenoi gjatë votimit të këtij propozimi.
Fraksion.com