Weber: Mogherini e futi dialogun në krizë; Gjermania është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan
Deklarata e Merkelit pas telefonatës me Trump-in ishte më e butë. A ka ndyshuar Gjermania qendrim ndaj çështjes së Kosovës? Tri pyetje për Bodo Weber, nga nisma e Këshillit të Politikave të Demokratizimit (DPC)
Bodo Weber: Deklaratën e Kancelares Merkel e interpretoj se Gjermania do të këmbëngulë në qendrimin e saj: Jo ndryshim kufijsh në Ballkan, jo ndarje të Kosovës ose këmbim territoresh. Paçka se gjuha e zonjës Merkel ishte më e butë se në deklaratat e mëparshme. Edhe fakti që kryeministri Plenkoviç mbajti një qëndrim kaq të qartë dëshmon se Berlini është duke kërkuar partnerë në BE për të ndalur marrëzinë e këmbimit të territoreve, për çka janë dakord me sa duket Thaçi, Vuçiç dhe Mogherini.
DW: Përse marrëzi?
Bodo Weber: Dialogu arriti në vitin 2013 suksesin më të madh kur e bëri Serbinë të pranonte se Kosova nuk është më pjesë e saj, nëse ajo dëshiron të hyjë në BE. Që zonja Mogherini e futi dialogun në krizë dhe si rezultat nuk është në gjendje të ruajë vijat e kuqe, është dëshmi e dobësisë së BE-së. Është i çuditshëm fakti që në Bruksel flitet tani lirshëm për die të tilla, që vënë në rrezik rendin e aritur me kaq mund në këto 30 vjet në Ballkan. Kjo gjithashtu është dëshmi për dobësinë e Perëndimit përballë nacionalistëve në Ballkan që pas fitores së Trumpit shpresuan se tani do t’u jepej ndonjë shans agjendave nacionaliste të parealizuara në vitet ’90.
DW: Çfarë do të ndodhë tani?