Mogherini: BE nuk mbështet shtete të pastra etnikisht
Vjenë, 31 gusht, Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme e Siguri, Federica Mogherini, deklaroi sot në Vjenë se BE do të mbështesë cilëndo marrëveshje midis Serbisë e Kosovës, që do të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, Unioni nuk mbështet shtetet e pastra etnikisht, transmeton Koha.net.
Po punojmë për arritjen e një marrëveshjeje juridikisht detyruese dhe jemi të përcaktuar që bisedimet të mbyllen brenda disa muajve të ardhshëm, që do të jetë një punë e vështirë, por jo e parealizueshme, u shpreh Federica Mogherini pas takimit joformal të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Fraksion.com