AktualitetEkonomiTë fundit

Euro vijon të rikuperojë pikë përkundrejt lekut: Kap nivelin më të lartë që prej 13 qershorit

onedha vendase e ka mbyllur javën e dobët përkundrejt monedhave kryesore në vend. Euro ka vijuar që të fitojë pikë përkundrejt lekut edhe gjatë ditës së sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer në nivelin e 126.27 lekëve, me një rritje të lehtë prej 0.06 pikë në krahasim me një ditë më parë. Dita e sotshme ka shënuar nivelin më të lartë të këmbimit që prej 13 qershorit të këtij vit. Kjo është dita e tetë radhazi që euro fiton pikë ndaj monedhës vendase. Arsyeja kryesore sipas aktorëve të tregut është përfundimi i efekteve sezonale me largimin e emigrantëve. Në bursat ndërkombëtare euro ka rikuperuar përkundrejt dollarit, pas stabilizimit të lirës turke.

Edhe dollari amerikan është forcuar sot në vend. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar është këmbyer sot ne 108.19 lekë, rreth 0.23 pikë më shumë se një ditë më parë.

Të forta kanë qenë edhe monedhat e tjera. Leku ka humbur pikë përkundrejt frënges zvicerane dhe paundit birtanik. Sipas kursit të BSH, një paund është këmbyer sot me 140.6 lekë, ndërsa franga zvicerane me 111.9 lekë.

 

Fraksion.com