AktualitetTë fundit

Eni Vasili në Top Channel

Eni Vasili i bashkohet ”Top Channel”, logo dhe koncept i ri i emisionit politik.

Gazetarja dhe moderatorja e njohur e emisioneve politike, Eni Vasili, i bashkohet familjes së madhe mediatike të “Top Channel”.

Vasili ka firmosur kontratën me drejtuesit e televizionit, duke u bërë kështu pjesë e këtij ekrani. Vasili do të drejtojë emisionin politik më të rëndësishëm të këtij ekrani, të hënën dhe të enjten.

Tashme, Eni Vasili me një karrierë të suksesshme 20 vjeçare në gazetari, do të shfaqet jo vetëm në një logo të re ekrani, por edhe me logo të re emisioni, ashtu siç do jetë risi edhe koncepti i programit në tërësi.

Emisioni politik i drejtuar nga Eni Vasili, do të ketë një logo të re ndërkohë që edhe studio ku do të zhvillohet debati politik, njofton Top channel, do jetë një tjetër surprizë e këtij sezoni televiziv.

 

Fraksion.com