Ushtria e padukshme e Putinit
Kremlini dëshiron ta bëjë ushtrinë e tij “të padukshme” ndaj armikut dhe Rostec zbulon kamuflazhin e brezit të ri me aftësitë kameleonike, që, e adoptuar në uniformat individuale të këmbësorisë dhe automjeteve luftarake, do t’u lejojë forcave të armatosura ruse një vëzhgueshmëri shumë të ulët për të gjitha llojet e fushëbetejave.
Modeli “mimik” aktiv i zhvilluar nga gjiganti mbrojtës Rostec, i cili u zhvillua fillimisht për t’u përdorur në autoblinda, është në gjendje të ndryshojë ngjyrën në varësi të mjedisit rrethues – ashtu si lëkura e një kameleoni – dhe mund të përdoret gjithashtu në industrinë e tekstileve, që do të thotë e përshtatshme për të bërë uniforma, helmeta dhe xhaketa taktike për personelin ushtarak, siç raportohet nga agjencia ruse e lajmeve Tass.
Veshja e përbërë nga trekëndësha të vogla të një materiali të veçantë të kontrolluar elektronikisht mund të mbulojë një helmetë, por edhe anën e një automjeti të blinduar dhe është në gjendje të ndryshojë ngjyrën varësisht nga mjedisi ku kalon njësia, duke reflektuar në zonë me atë që mund të krahasohet me një efekt pasqyrë.
Sipas raporteve të Rostec – të angazhuar tashmë në përpunimin e fibrave të karbonit “Ratnik” për njësitë e këmbësorisë – në të ardhmen materiali do të përmirësohet për të fituar aftësi shtesë, të tilla si ajo e rregullimit me shpejtësi të intensitetit të ngjyrës dhe për të simuluar efekte grafike komplekse, të tilla si “fletët që lëkunden në erë”. Veshja mund të mbahet lehtë, duke lejuar zëvendësime të menjëhershme si dhe riparime direkt në terren.
“Energjia që konsumon kur përdoret vazhdimisht nuk është më e madhe se ajo e një llambe me kursim dhe masa e veshjes është disa qindra gram për metër katror”, thuhet në njoftimin për shtyp të zbuluar nga Tass. Drejtori ekzekutiv i Rostec, Sergei Chemezov, i cili më parë e kishte informuar shtypin për aftësitë e veçanta të kësaj xhakete të re të maskuar, tha se helmeta e padukshme e paraqitur në ekspozitën e Ushtrisë-2018 ishte pjesë e pajisjeve të krijuara për “ushtarin rus të së ardhmes”.
Testuar me sukses për të konfirmuar aftësitë e saj si një metodë ideale për maskimin e personelit, pajisjeve ushtarake dhe automjeteve të blinduara, ajo do t’u ofrohet shumë shpejt forcave të armatosura ruse, duke i bërë ato “të padukshme” ndaj kundërshtarëve.
Maskimi në fushë ushtarake
Vëzhguar në natyrë, maskimi i zbatuar në ushtri – pra qëllimi për të bërë sa më pak të dukshëm një ushtar apo një mjet – e ka patur fillimin e vet herët në shekullin e nëntëmbëdhjetë, kur, midis uniformave me ngjyra të ndritshme fuqive evropiane, për herë të parë gjetën vend uniforma me ngjyra më pak të dukshme, të tilla si ato të skautëve britanikë të cilët, duke adoptuar taktika të reja të avancuara, mbanin uniforma pyjore. Shumë më pak të dukshme se xhaketat e çdo regjimenti tjetër të kohës.
Kjo veçori u bë një normë gjatë Luftës së Parë Botërore, kur hijet gri-jeshile dhe kaki të këmbësorisë nëpër llogore, i lanë vend ngjyrave gjithnjë e më pak të dukshme, përballë një armiku të pajisur me armë gjithnjë e më vdekjeprurëse.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore e këtej, gjermani Johann Georg Otto Schick, drejtor i departamentit të kamuflazhit të Rajhut, filloi të projektojë skemat e para të kamuflazhit, të destinuara për trupat SS: duke sjellë për herë të parë në betejë, uniforma të projektuara posaçërisht për dallueshmëri të ulët në lloje të ndryshme vegjetacioni. Këto teknika do të imitoheshin në modele të ndryshme për të gjithë ushtritë e botës (ndër të parët ishin pikërisht rusët), deri në prodhimin në të ardhmen uniforma të projektuara posaçërisht për zonat e shkretëtirës dhe mjediset urbane./Il Giornale, bota.al
Fraksion.com