U përfolën se janë në lidhje dashurie: Ja reagimi i këngëtarëve shqiptarë
Artistët e njohur, Batrix Ramosaj dhe Escobars u përfolën se kanë nisur një histori dashuri, gjë për të cilën kanë reaguar sot.
Ata kanë mohuar spekulimet me anë të postimeve në Instastory, ku Beatrix shkruajti: “Po e ndryshoj statusin tim të marrëdhënies nga ‘beqare’ në ‘akoma beqare”.
Ndërsa reperi shqiptar që jeton në Londër tha: “Nuk kisha qenë kurrë më beqar se tani në jetën time kështu që ndaloni me historitë idiote.”
Të dy janë njohur këtë sezon veror pasi Escobars po zhvillon disa projekte muzikore në Shqipëri dhe ka kaluar disa momente në praninë e Beatrix. Por duket se cdo gjë mes tyre është miqësi dhe asgjë më tepër.