Thaçi: S’ka marrëveshje pa pëlqimin e SHBA. Mitrovicën s’e lëshojmë
Pas një takimi të organizuar ditën e sotme me drejtuesit e institucioneve të Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi ka folur edhe njëherë tjetër për mundësinë e korrigjimit të kufijve me Serbinë, duke u shprehur se ata që flasin për ndarje të Kosovës synojnë izolimin e vendit.
Ai tha se ata që flasin për Trepçë, Ujman, Gazivodën dhe Mitrovicën, ua heq frikën se ato janë të Kosovës një herë e përgjithmonë dhe nuk ka njeri që i cenon.“Në fund qytetarët e Kosovës do të vendosin me referendum për marrëveshjen. Quqarllau te unë nuk ekziston, ata që mundohen që quqarllaun e vet me ia bart dikujt tjetër nuk do të kenë mundësi”, tha Thaçi, duke shtuar se kur flet për korrigjim, flet për korrigjimin e padrejtësive që iu kanë bërë popullit shqiptar dhe zyrtarisht do ta shtrojë kërkesën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për t’u bashkuar me Kosovën, por me asnjë çmim nuk do ta jap Mitrovicën
“Nëse dikush mendon t’i shpallë luftë Serbisë, urdhëroni ne jemi këtu, Albin Kurti e Isa Mustafa, ndoshta kanë mundësi operative por lufta ka përfunduar, e kemi fituar luftën”, tha Thaçi.
Presidenti Thaçi shtoi se arritja e marrëveshjes me Serbinë është pothuajse e pamundur pasi jemi në ideologji të kundërta, por asnjë marrëveshje nuk do të ndodhë pa pëlqimin e SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s.
Fraksion.com