Tanja Fajon: Kosova e meriton liberalizimin e vizave
Komiteti i Parlamentit Europian për Çështjet e Lirive Civile, Drejtësisë e të Brendshme (LIBE) të enjten në Bruksel votoi me 30 vota pro, 10 kundër dhe dy abstenime pro liberalizimit të vizave me qytetarët e Kosovës.
“Do ta kemi votën në plenum me shumë gjasa në shtator”
Eurodeputetja e raportuesja për liberalizimin e vizave me Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon e cila e ka dhënë për votim çështjen në Komitetin LIBE, është shprehur më parë për Deutsche Wellen se Kosova e meriton liberalizimin e vizave. “Ne kemi punuar shumë në këtë drejtim dhe çdo hap është i rëndësishëm. Nëse gjithçka zhvillohet siç është planifikuar, ne do ta kemi votën në plenum me shumë gjasa në shtator. Kjo është ajo që dëshiroj e synoj. Kosova e meriton liberalizimin e vizave, veçanërisht të rinjtë meritojnë perspektiva më të mira.”
Megjithëse ende nuk mund të flitet për një datë të saktë për udhëtimin e lirë të qytetarëve të Kosovës në hapësirën Shengen, eurodeputetja Fajon thekson, se “jemi shumë afër raundit final. Kjo nënkupton të shtojmë forcat të gjithë, por së pari e sidomos me plotësimin e të gjitha kritereve.”
Fraksion.com