AktualitetPolitikëTë fundit

Rama nga Gjiri Lalëzit: Kemi pasur sezonin më të pastër turistik

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot nga Gjiri i Lalëzit se ky sezon ka qenë më i pastri dhe më i sigurti.

“Kemi pasur sezonin më të pastër turistik. Ka qenë sezoni me më pak plehra, që ka qenë një problem mendësie te “patriotët” tanë, që shajnë me zell kundërshtarët në futboll dhe qajnë kur shohin shenjën e shqiponjës, por nuk janë gati për të mos hedhur plehrat vend e pa vend. Shqipëria është pis për shkak se ne jemi të padrejtë dhe të pabesë me të në radhë të parë. Në këtë aspekt ka pasur progres.

Ka qenë edhe sezoni turistik më i sigurt: Dy probleme kryesore që janë ngritur sezonin e kaluar janë zgjidhur. Problemi i vjedhjeve në hotele ka qenë fenomen, dhe nuk ka pasur këtë verë asnjë rast shqetësues sepse ka qenë organizim i shkëlqyer mes policisë dhe operatorëve.

Dhe problemi i energjisë. Në gjithë zonën e Shëngjinit, energjia iku vetëm njëherë 20 minuta. Kjo si rezultat i investimeve që janë bërë”, deklaroi Rama.

“Të huajt na e vlerësuan vendin si të bukur dhe me çmime të lira, ndërsa shqiptarët shkruajnë se Shqipëria është e shëmtuar dhe e shtrenjtë.

Këta të huajt mos i drogoi qeveria që thonë fjalë të mira? Jo se nuk kemi më probleme, por kemi pasur një sezon ndryshe nga herët e tjera”, shtoi kreu i qeverisë.

 

Fraksion.com