AktualitetTë fundit

Qëllohet me armë zjarri banesa e gazetares Klodiana Lala

Sulmohet me armë zjarri banesa e gazetares  së kronikës në News 24, Klodiana Lala. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të ditës së sotme.

Persona të paidentifikuar kanë qëlluam me breshëri automatiku në drejtim të banesës së gazetares. Në banesë kanë qenë fëmijët, vëllai dhe prindërit e gazetares.

Sipas policisë së Tiranës ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bruk”, në rrugën “Shkëndija”. Plumbat kanë prekur muret e banesës, si edhe kasën e derës së jashtme te saj, ndërsa në vendngjarje janë gjetur 10 gëzhoja

Policia thotë se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/gazeta shqiptare

 

Fraksion.com