Kredia për ekonominë gjallërohet në korrik, por shënon rënie vjetore me 2.2 %
Rënia më e madhe është shënuar në sektorin e biznesit, ku kredia ishte -3.6 % më e ulët se një vit më parë. Stoku kredisë për biznesin arriti 321,6 miliardë lekë nga 333.8 miliardë lekë që ishte në korrikun e vitit të kaluar. Stoku i huasë për bizneset shënoi rënie me 9.1 miliardë lekë.
Për herë të parë gjatë këtij viti ka rënë jo vetëm huaja në euro (teksa ka tendencë të bankave për të ulur huadhënien në valutë si pjesë e procesit të deeuroizimit), por edhe në lekë. Stoku i huasë në lekë për korporatat u reduktua me 5.2 miliardë lekë në maj, duke ndikuar në performancën e gjithë ekonomisë.
Stoku huasë për individë ka shënuar një rritje mbi 4 %, ndikuar nga vijimi i përmirësimit të huasë në lekë, ndërkohë që huamarrja në valutë vijon të jetë e dobët.
Bankat, që janë përfshirë në një proces të ethshëm të shitjeve e blerjeve duket se kanë lënë mënjanë kreditimin e ekonomisë. Nga ana tjetër, pohojnë bankierët, nuk po kreditohen më masivisht kompanitë e mëdha, të cilat merrnin hua në shuma të larta, por po jepen më shumë kredi me vlera më të vogla.
Siç duket edhe nga grafiku më poshtë, që prej fillimit të vitit 2012 kredidhënia për ekonominë ka ngecur dhe nuk arrin të shënojë rritje vjetore.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kredia me ekonominë arriti në 38.4 % të PBB-së më 2017 nga 40.5% që ishte me 2016 me një rënie 2.1 pikë përqindje. Kjo ishte rënia më e fortë vjetore që pas vitit 2008.
Fraksion.com