AktualitetKosovaTë fundit

Kosovë: Thaçi mbledh liderët shtetërorë në orën 14:00

Liderët shtetërorë do të mblidhen sërish për të folur rreth procesit të dialogut, ndërkohë që javën e ardhshme do të mbahet takimi i radhës i presidentëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, në të cilin pritet të diskutohet ideja për korrigjimin e kufijve mes dy vendeve.

Takimi i liderëve të koalicionit qeverisës dhe presidentit Hashim Thaçi, pa opozitën, do të zhvillohet sot në orën 14:00 dhe prezent do të jetë edhe ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie,

Në takimin e mëngjesit, të pranishëm ishin kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.

 

Fraksion.com