Life StyleTë fundit

Florjan Binaj prezanton supersozinë e tij…

Asnjëri nuk e mendon se diku nëpër botë mund të jetë një person shumë i ngjashëm me ne.

Duket se personazhet e njohur e kanë më të lehtë të zbulojnë sozinë e tyre, nëpërmjet rrjeteve sociale ose një takimi të rastësishëm.

Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj është njohur me sozinë e tij në mënyrë virtuale përmes një fotografie të dërguar në rrjete sociale.

Ai ka publikuar në ‘Instagram’ fotografinë e sozisë së tij dhe kushdo që e shikon për herë të parë mund të mendojë se është një fotografi e Florit nga vitet e shkuara.

Në fakt është thjesht një turist i huaj që ka një ngjashmëri të ‘frikshme’ me aktorin.

E vetmja gjë që i dallon të dy nga njëri-tjetri janë flokët.

“Ky është ai rasti kur natyra (ose Zoti) përton të bëjë diçka të re, por përdor të njëjtin kallup në vende të ndryshme”, – ka shkruar Florjani.

Përshkrimi i aktorit është i duhuri dhe ne nuk kemi çfarë t’i shtojmë më tepër.