Life StyleTë fundit

8 muaj burg “hacker”-it: Publikoi fotot nudo të Jennifer Lawrence

Fotot private të aktores Jennifer Lawrence dhe të tjera u bënë publike nga hakerët.

Një 26-vjeçar nga Konektikati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili u fut në më shumë se 200 llogari iCloud të yjeve të Hollivudit, është dënuar me 8 muaj burg. George Garofano postoi në rrjet foto nudo të Jennifer Lawrence, Kirsten Dunst dhe Kate Upton, pasi i kishte marrë ato nga llogaritë iCloud.

George Garofano u dënua në Bridgeport, Connecticut, ku iu tha se ai duhet gjithashtu pasi të dalë nga burgu,  do të jetë për 3 vite në liri të mbikqyrur dhe do të bëjë 60 orë punë për komunitetin.

Garofano ishte një nga katër burra të arrestuar në skandalin e piraterisë 2014 që bëri publike  fotot private të Lawrence, Kirsten Dunst, Kate Upton dhe të yjeve të Hollivudit.

Garofano pranoi fajin në prill dhe kërkoi lehtësim, duke thënë se ai përballet me një humbje të të drejtave.

Lawrence i tha revistës Vanity Fair se besonte se ajo kishte qenë viktimë e një “krimi seksual”.

 

Fraksion.com