Kosovë, arrestohen 17 persona të dyshuar për prostitucion
Policia e Kosova ka zhvilluar ditën e djeshme, një aksion të gjerë, që përfshinë tre rajone të Kosovës.
17 persona kanë përfunduar në pranga si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të marrjes me prostitucion.
Njoftimi i policisë së Kosovës:
Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (NjHTQNj)-Prishtinë, pas një hetimi paraprak, me datë 28.08.2018 ka zbatuar një plan taktik ku ka arrestuar 14 (katërmbëdhjetë) të dyshuar.
Tre (dy femra dhe një mashkull) të dyshuar, janë arrestuar për përfshirje në Veprat Penale: ,,Mundësim ose Detyrim në Prostitucion’’ dhe ,,Ofrim i lokaleve për Prostitucion’’, kurse 11 (njëmbëdhjetë) të dyshuar të tjerë, për ,,Marrje me Prostitucion”.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurorja kujdestare, me aktvendim të saj, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Po ashtu, më 28.08.2018 NjHTQNj-Ferizaj, pas një hetimi të bërë, ka arrestuar një të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Mundësim dhe Detyrim në Prostitucion”.
Në konsultim me prokurorin e rastit të Prokurorisë Themelore Ferizaj, i dyshuari lirohet ndërsa lënda shkon në procedurë të rregullt.
Më 28.08.2018, NjHTQNj-Gjilan, ka arrestuar dy persona të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar për ,,Marrje me Prostitucion”.
Personat e arrestuar, pas kompletimit të rastit janë dërguar me procedurë të shpejtë në Gjykatën Themelore në Gjilan.”
Fraksion.com