AktualitetPolitikëTë fundit

Ura e Drojës, Rama: Po shembim traditën e vjetër të harresës shtetërore

Ura e Drojës që lidh Thumanën me Fushë Krujën është një vepër që po përfundon duke rikthyer normalitetin e një zone të tërë shkruan kryeministri Rama për ndjekësit në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Ai  ka shpërndarë sot një video nga punimet në këtë urë, që  thotë ai  se dëshmon po ashtu edhe shembjen e traditës së vjetër të harresës shtetërore me të dalë dielli pas përmbytjes.

Punimet për Urën e Drojës, që u shemb si pasojë e reshjeve të dendura të këtij viti, nisën në qershor. Ajo do t’i vijë në ndihmë banorëve të fshatrave Shpërdhet, Bushnesh, Thumanë, Fushë Mamurras si dhe do të lidhë banorët me institucionet e njësisë administrative Mamurras. Kjo urë po rindërtohet me financimin rreth 1 milion Euro nga kompania Titan në kuadër të programeve sociale për komunitetet e zonës, ku ajo ushtron aktivitetin.

Punimet me standarde të larta pritet të përfundojnë brenda pak javëve. Ky investim do të bëjë të mundur që kjo urë të rikthehet siç duhet dhe të jetë në ndihmë të gjithë komunitetit dhe bizneseve të lidhura me këtë rrugë. Ura parashikohet të ndërtohet me gjerësinë 10.5 metra; me dy vija kalimi nga 3.5 metra dhe trotuare.

 

Postimi i kryeministrit Rama në Facebook:

 

“MIRËMËNGJES 

dhe me këto pamje nga rindërtimi i Urës së Drojes, një vepër që po përfundon duke rikthyer normalitetin e një zone të tërë, si edhe duke vijuar shembjen e traditës së vjetër të harresës shtetërore me të dalë dielli pas përmbytjes, ju uroj një ditë të mbarë 😊”

 

Fraksion.com