Migrantët jo kundër vullnetit të tyre në Shqipëri
Refugjatët në anijen “Diciotti”, sipas një shoqate italiane të drejtësisë, nuk mund të dërgohen në Shqipëri kundër vullnetit të tyre.
Pas një debati që zgjat prej ditësh mes Italisë dhe BE-së, në fundjavë Shqipëria shprehu gatishmërinë të pranojë 20 migrantë nga kjo anije e truprojës bregdetare italiane. Presidenti i ASGI Lorenzo Trucco i tha gazetës “La Repubblica”: “Si do të përzgjidhet se kush do të shkojë në Shqipëri? Eshtë një teatër absurd, një cënim i sistemit tonë të azilit.”
Shoqata “Pro Asyl” e quajti këtë “një veprim të çuditshëm”. Drejtori ekzekutiv i kësaj shoqate për refugjatët, Günter Burkhardt, tha, se: “Kjo është një dëshmi e dobësisë së Bashkimit Europian.” Deri më sot nuk ka ndodhur që refugjatët, të cilët mbërrijnë në një vend të BE-së, të dërgohen në një vend tjetër të tretë.
Komisioni i BE-së në Bruksel, që është përgjegjës ndër të tjera për ruajtjen e marrëveshjeve të BE-së, nuk është prononcuar. Një zëdhënëse tha, se kemi të bëjmë më një marrëveshje bilaterale mes Italisë dhe Shqipërisë.
Në qershor ky autoritet i Brukselit megjithatë publikoi një dokument për qendrat e grubmullimit të refugjatëve, sipas të cilit kuptohet, që një marrëveshje mes Italisë dhe Shqipërisë është kundër së drejtës së BE-së.
Në këtë dokument thuhet, se sipas së drejtës së BE-së nuk është e mundur, që migrantët e shpëtuar në det të dërgohen nga BE-ja “në një vend, me të cilin ata nuk kanë asnjë lidhje”.
20 migrantë do t’i pranojë Irlanda dhe për rreth 100 do të përkujdeset Konferenca e Ipeshkëve në Itali. Por kjo nuk do të thotë gjë tjetër veçse në tokë italiane njerëzit nuk gëzojnë të njëjtat të drejta, thotë Trucco.
Fraksion.com