Life StyleTë fundit

Ja pse duhet të pini lëng karote çdo ditë pas pushimeve

Karotat bëjnë pjesë në grupin e perimeve më të shëndetshme në botë. Ato përmbajnë vitamina esenciale dhe minerale që mundësojnë rënien nga pesha, rritjen e energjisë, forcimin e sistemit imunitar, parandalimin e disa sëmundjeve dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm. Edhe pse gjenden në treg në çdo kohë, mjekët këshillojnë që të shtoni konsumin e tyre sidomos pas përfundimit të pushimeve, dhe rikthimit në punë a shkollë.

Të gjitha arsyet përse duhet të pini lëng karote çdo ditë, ja ç’i ndodh organizmit tuaj:

Furnizon trupin me vitaminë C: Vitamina C është shumë e nevojshme për sistemin imunitar. Ajo ju mbron nga gripi, e ftohura dhe nga viruset e tjera. Përveç kësaj, vitamina C nxit shërimin më të shpejtë të plagëve në trup.

Kalium: Karotat janë një nga burimet më të mira të kaliumit, mineral ky mjaft i nevojshëm për uljen e nivelit të kolesterolit të keq, parandalon koagulimin e gjakut dhe stimulon prodhimin e proteinave.

Vitaminë A: Kjo vitaminë zvogëlon mundësinë e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru. Lëngu i karotës është shumë i pasur me vitaminë A.

Karotenoidet: Këto substanca janë agjentë antikancerogjenë. Ato ulin rrezikun e shfaqjes së kancerit të prostatës, zorrës së trashë, fshikëzës dhe kancerit të gjirit.

Mangan dhe magnez: Shumë njerëz kanë mangësi të theksuar të këtyre mineraleve. Lëngu i karrotës është burimi i përkryer për ta.
Ju duhet të konsumoni një gotë lëng karote çdo mëngjes. Përfitimet në shëndet do të jenë të shumta dhe do të ndiheni më energjikë për ta përballuar pjesën tjetër të ditës.