Fotoshopi: Për herë të parë mungon në reklamat e të brendshmeve
Një kompani që prodhon të brendshme femrash ka vendosur që të sjellë një fushatë reklamash, të ndryshme nga të tjerat.
“Figleaves” ka publikuar femrat e përmasave të ndryshme, por pa i modifikuar trupin. Të gjitha vajzat kanë treguar linjat e tyre të vërteta, pa patur komplekse për kilogramët e tepër apo defektet.
Pritet që koleksioni i ri të ketë sukses të madh vetëm sepse mungon përdorimi i fotoshopit.