AktualitetNATO/BETë fundit

Emigrantët: Përballaja mes Romës dhe Brukselit

Italia ka kërcënuar se do të pengojë anijet e forcës detare të Bashkimit Evropian që të sjellin në portet e saj emigrantët që marrin në Mesdhe, nëse BE-ja nuk gjen mënyrën për të ndarë barrën, thanë zyrtarët në Bruksel.

Diplomatët u takuan të martën në Bruksel për të diskutuar rreth kërcënimit të Italisë, qeveria populiste e të cilës ka mbajtur në det me ditë të tëra disa anije shpëtimi me qindra emigrantë në bord.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian thanë se Roma i ka dhënë afat Bashkimit Evropian deri në fund të gushtit për të dalë me një skemë të qartë transferimi për emigrantët e shpëtuar në det me anijet e forcës së përbashkët detare të Operacionit Sophia. Përndryshe, thotë Italia, anijet nuk do të lejohen më në portet e saj.

Nuk ka gjasa të arrihet një marrëveshje e shpejtë që vendet e tjera të BE-së të marrin njerëzit e shpëtuar nga anijet e Operacionit Sophia. Vendet e Bashkimit Evropian nuk kanë mundur të bien dakord mbi politikën e migrimit në kushtet kur numri i migrantëve dhe refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika është rritur ndjeshëm.

 

Fraksion.com